×

CLASS MEDIA by Alketa Vejsiu's video: Alketa Vejsiu Monologu I Zemres dhe Dashurise

@Alketa Vejsiu | Monologu I Zemres dhe Dashurise
Monologu, Nata 1 Moxart Salier Në këtë fundvit, shumë të rinj shqiptarë do të vijojnë të urojnë që vitin tjetër të kenë mundësi të realizojnë ëndrrat e tyre në Shqipëri. Disa zgjedhin të shkojnë jashtë. Në kontekstin e Qytetarit Global të botës, kjo bën sens. Dhe ky është skenari më i mirë. Ata ikin, arsimohen, punojnë dhe kthehen për t’i dhënë Shqipërisë atë që meriton. Çështja është si duhet t’i mbajë Shqipëria njerëzit që vlejnë, ata që kanë talent? Ata që e meritojnë dhe jetojnë këtu, që s’kanë vendsour të ikin. Flitet pak për meritokracinë, mielli që gatuan Shqipërinë e suksesit! Kujtohemi për mjekët kur kemi emergjencë dhe harrojmë që ata i duhen si ajri, uji dhe dielli jetës sonë. Kujtohemi të duartorkasim artistët që vlejnë kur ata bëhen të famshëm jashtë kufijve dhe gjithë bota u përulet. Kujtohemi të flasim për ndonjë shqiptar në NASA a ndonjë tjetër që shpik ndonjë aplikacion në Silicon Valley vetëm kur lexojmë ndonjë lajm sporadik. Jam shumë e lumtur që në këtë festival kanë kërkuar një biletë fëmijë dhe adoleshentë. Sepse bota u takon të rinjve dhe ne, edhe me shembullin e këtij festivali, duhet t’i mësojmë që çmimet dhe garat fitohen me meritë. Eksodi i shqiptarëve nisi me hapjen e portave të ambasadve e me tragetet e mbingarkuara me refugjatë. Ka kaluar shumë kohë që nga kënga “Jon”, “Më erdhe në një kohë të dëshpëruar, me dhimbje, Jon, kur anijet si fantazma, nëpër det me aventura, klithinin Liberta. Deti u bë mal me njerëz dhe toka det me lot…” Ka plot shqiptarë të mirë që kanë vendosur që jetën, punët dhe ëndrrat t’i ushqejnë këtu. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria duhet të krijojë më shumë hapësira, që në mënyrë të ndershme, me mundin e tyre, me aftësitë e tyre, të rinjtë të ndërtojnë një jetë të mirë dhe të denjë në Shqipëri. Ne duhet të duartrokasim për talentin kur e kemi këtu, jo kur ata bëhen koka të spikatura në botë. Shqipëria është një vend i bekuar, nga gjeografia, nga klima, nga pasuritë. Por është një vend kur njerëzit duhet të mësojnë t’i hapin rrugën talentit me meritë. Të gjithë ne duhet ta duartrokasim njeriun e aftë, atë që e ndërton jetën mbi talentin, punën dhe vlerat. Dhe ta shpërblejmë. Artistët në Shqipëri plaken të varfër, si Van Gog dhe Modigliani. Artistët duhet t’i shpërblejmë! Shqiptarët janë njerëz me aftësi të jashtëzakonshme për të mësuar dhe për t’u adoptuar. Ata e përqafojnë të renë si pak kombe në botë, ata shkrihen me çdo ide përparimtare me një vitalitet të jashtëzakonshëm.

40

2
CLASS MEDIA by Alketa Vejsiu
Subscribers
24.6K
Total Post
287
Total Views
1.1M
Avg. Views
14K
View Profile
This video was published on 2020-01-14 16:34:44 GMT by @Alketa-Vejsiu on Youtube. CLASS MEDIA by Alketa Vejsiu has total 24.6K subscribers on Youtube and has a total of 287 video.This video has received 40 Likes which are lower than the average likes that CLASS MEDIA by Alketa Vejsiu gets . @Alketa-Vejsiu receives an average views of 14K per video on Youtube.This video has received 2 comments which are lower than the average comments that CLASS MEDIA by Alketa Vejsiu gets . Overall the views for this video was lower than the average for the profile.

Other post by @Alketa Vejsiu