×

Edmond Prifti Multimedia's video: Shqip ria n fokusin e albanologut Wilfried Fiedler

@Shqipëria në fokusin e albanologut Wilfried Fiedler
Linguisti gjerman dhe albanologu, Wilfried Fiedler (I lindur në 1933), studioi gjuhën sllave dhe filozofi për gjuhët e Evropës Lindore në Universitetin e Humboldt në Berlin, nga viti 1951 në 1955. Midis viteve 1955 - 1963, ai punoi si asistent kërkimor në Institutin Gjerman të Folklorit, pranë Akademisë së Shkencave dhe mbaroi doktoraturën në po këtë Universitet në vitin 1961, me disertacionin: "Për format në shumës të shqipes". Si një ekspert kërkimor i Akademisë së Shkencave të Berlinit, veçanërisht midis viteve 1968 - 1990, e si anëtar i Institutit Qendror të Linguistikës, ai u specializua në gjuhën Shqipe dhe Filologji Ballkanike. Nga viti 1991 në 1998, Fiedler shërbeu si profesor i gjuhës shqipe në Institutin për Krahasime dhe Gjuhë Indo-Evropiane në Universitetin e Mynihut, si pasardhës i Martin Camajt. Foto-koleksioni i Wilfried Fiedler ka të bëjë kryesisht me një magjepsjeje ndaj Shqipërisë, veçanërisht duke "përshkruar" jetën rurale të Shqipërisë komuniste në vitet '50 përmes fotografive me ngjyra, të cilat asokohe ishin ende të panjohura për fotografët shqiptarë. Fiedler e vizitoi tre herë Shqipërinë: Nëntor-Janar 1956-1957, Maj-Gusht 1957 dhe në verën e vitit 1959, - ku shumë prej fotografive të tij u realizuan në vitin 1957. Fiedler gjithashtu mori pjesë dhe në një "ekspeditë" muzikologjie të organizuar nga Akademia e Shkencave e Gjermanisë Lindore dhe Universiteti Shtetëror i Tiranës, të cilat u udhëhoqën përkatësisht nga etnomuzikologu Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli. Foto-koleksioni i tij është prej afërsisht 635 negativësh (389 negativë me ngjyra dhe 246 bardh e zi) shumë prej tyre me Agfacolor apo Agfa Isopan F/Rapid. Më shumë se 292 negativë i përkasin arkivit të Muzeut "Staatliche Preußischer Kulturbesitz" në Berlin. Koleksioni i tij u shfaq për herë të parë për publikun në Tetor 2013 në një projekt audiovizual të titulluar "Echoes of the Past - Voices of the Future", (Eko nga e shkuara - Zërat e së Ardhmes) e organizuar nga Dr. Eckehard Pistrick dhe mbështetur nga Ambasada Gjermane në Shqipëri. Fokusi i fotografive të Fiedler-it ishte kryesisht për kulturën dhe vendet tërheqëse shqiptare si Gjirokastra, Butrinti apo Berati, por edhe skena të tjera nga jeta e përditshme. Ai rrëfeu se Shqipëria nuk ishte më një "terra incognita", por një shtet në transformim social-kulturor, me postera propagande, tabela ku shkruheshin rregullisht çmimet e ushqimeve, "graffiti" për "miqësinë me Bashkimin Sovjetik" e shokun Stalin apo copëza të tjera, folklori. Më ndiqni në kanalin YouTube, duke bërë SUBSCRIBE për më shumë video: www.youtube.com/edmondpriftiatsh * Në Instagram: www.instagram.com/edmond_prifti_multimedia Përshtati: Edmond Prifti

0

0
Edmond Prifti Multimedia
Subscribers
5.4K
Total Post
1.2K
Total Views
24.7K
Avg. Views
290.2
View Profile
This video was published on 2020-05-17 04:48:52 GMT by @Edmond-Prifti-Multimedia on Youtube. Edmond Prifti Multimedia has total 5.4K subscribers on Youtube and has a total of 1.2K video.This video has received 0 Likes which are lower than the average likes that Edmond Prifti Multimedia gets . @Edmond-Prifti-Multimedia receives an average views of 290.2 per video on Youtube.This video has received 0 comments which are lower than the average comments that Edmond Prifti Multimedia gets . Overall the views for this video was lower than the average for the profile.

Other post by @Edmond Prifti Multimedia