×

Kjo jave News24's video: 2020 i v shtir p r politik n Ngjela: Kryeministri s ka fond p r emergjenc n sht krim penal

@“2020 i vështirë për politikën”, Ngjela: Kryeministri s’ka fond për emergjencën, është krim penal
"Kjo jave" me Nisida Tufen ne News24 - 11 janar, 2020 Për Spartak Ngjelën viti 2020 do të jetë i vështirë për politikë. I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’, Ngjela komentoi ndër të tjera edhe marrjen e kryesimit të OSBE nga Shqipëria. “Ky do jetë vit i vështirë për politikën shqiptare sepse kryeministri shqiptar nuk ka fond për emergjencën. Është krim penal, por këtu nuk ka shtet, nuk ka prokurori, se ç’do bëjë SPAK, nuk e di. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është reforma në drejtësi e cila do të vazhdojë në formë drastike. Cilët do të jenë të kontrolluarit e parë nga liderët e mëdhenj kjo pritet për t’u parë. Edhe BKH është drejt konstituimit të saj, gjithçka po shkon drejt pastrimit që kërkon t’i bëjë politika amerikane dhe kjo europiane, korrupsionit shqiptar.”- u shpreh Ngjela, ndërsa komentoi edhe aksionin e opozitës. “Tërmeti ka influencuar, por opozita nuk ka ide. Si mund të bësh luftë pa ide, opozita nuk ka njerëz. Problemi i tyre është se nuk pranojnë reformën në drejtësi, për faktin se liderët e tyre i kap reforma. Duhet të dini një aksiomë të Perëndimit, nuk pranohet të vësh prona kur je në pushtet. Në gjithë vendet e Botës të merren, edhe këtyre do t’ia marrin. Ajo është normë. Ligji dhuratë 200 euro të pranon, asnjë më shumë.” -theksoi Ngjela. “Ju keni Ramën, drejton OSBE sot e kuptoni se ç’bën Shqipëria? Një kryeministër që ka manipuluar tre zgjedhje me dorën e tij, drejton institucionin që kontrollon zgjedhjet e lira në pjesën më të zhvilluar të Botës, e kuptoni ku jemi? Po nuk është faji i tyre, është faji i shqiptarëve që zgjedhin kryeministra të tillë. A do vazhdojmë kështu? Pas reformës në drejtësi nuk besoj se shqiptarët do vazhdojnë të zgjedhin njerëz të korruptuar në poste drejtuese.” -tha Ngjela.

234

0
Kjo jave News24
Subscribers
10.8K
Total Post
301
Total Views
501.2K
Avg. Views
10K
View Profile
This video was published on 2020-01-11 23:36:12 GMT by @Kjo-jave-News24 on Youtube. Kjo jave News24 has total 10.8K subscribers on Youtube and has a total of 301 video.This video has received 234 Likes which are higher than the average likes that Kjo jave News24 gets . @Kjo-jave-News24 receives an average views of 10K per video on Youtube.This video has received 0 comments which are lower than the average comments that Kjo jave News24 gets . Overall the views for this video was lower than the average for the profile.

Other post by @Kjo jave News24