×

Kjo jave News24's video: Flasin dy tironsit e vjet r: Tirana s ka m identitet puna m kriminale sht Kjo jave

@Flasin dy “tironsit” e vjetër: Tirana s’ka më identitet, puna më kriminale është…/"Kjo jave"
"Kjo jave' me Nisida Tufen ne News24 - 15 shkurt, 2020 Zëvendëskryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Rezarta Delisula, dhe kryetari i Shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, ishin të ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, ku folën për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë. Si dy tiransë të vjetër, Delisula dhe Tafaj folën për veçoritë e qytetarëve autoktonë të Tiranës, veset e tyre, por edhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve. Si Delisula, ashtu edhe Tafaj, mendojnë se Tirana është shkatërruar në 30-vjeçarin e fundit, por për gazetaren shkatërrimi e kryeqytetit ka nisur që në vitin 1960, me prishjen e bashkisë, e më pas pazarit të vjetër. Pjesë nga intervista: Pse “Tirona” dhe jo “Tirana”? Tafaj: Është një “o” që përpiqet të ndajë tiransit autoktonë nga qytetarët e Tiranës. Në fakt, ka një lloj konfuzioni pak sa të stisur brenda, sepse fjala “Tiranë” vjen nga “Teranda”, “Theranë”, pra gjithmonë me “a”, por në dialektin tonë është “Tironë”. Po një “o” që në fakt nuk është një “o” i atyre që nuk e njohin dialektin e Tiranës dhe nuk e kanë tingullin dhe melodinë e këtij dialekti. Por, edhe po e the “Tiranë”, ne si autoktonë, nuk është se kemi bërë ndonjë gabim të madh, sepse jemi në gjenezën e fjalës. Gjithsesi “Tirona” dhe “Tirana” janë një. Flasin për kryeqendrën e shqiptarëve, atë qytet që priti, strehoi dhe u ndërtua jo thjesht dhe vetëm si kontribut për qytetarët autoktonë të Tiranës, por qindra e mijëra bijtë e Shqipërisë. Delisula: Tirana është si puna e “kambës”, që i thonë dibranët, e “kamës” që i thonë durrsakët ose elbasanllinjtë, ose “kome” që i themi ne. Është fiks dialektalizëm. Dikur ekzistonte në shkrimet e vjetra, që “Tirona”, kur shkruhej “Tirana’, kishte një theks që mund ta lexoje dhe “Tirona” për ata që janë dialektorë si puna jonë. Megjithatë ne s’duhet ta kemi kompleks që themi “Tirona” se në gjithë Shqipërinë flasin me dialekt. Tirana në 1 shekull, sa kanë mbetur autoktonë, ka mbipopullim, si ndiheni ju? Delisula: Ne jemi tironës dhe ndjehemi plotësisht ashtu, ndërkohë që jemi dhe kryeqytetas, pra i kemi të dyja. Ndërsa të ardhurit janë kryeqytetas dhe Tirana ka vend për të gjithë. Tafaj: Është e vërtetë që ne tiransit jemi shtuar, por tironsit nuk e kanë njohur kurbetin dhe nuk e kemi pasur në natyrë. Pra, ne kemi ndenjur dhe i kemi bërë ysmet punës në vendin tonë. Jemi komuniteti më i madh. Foto të Tironës në periudha të ndryshme, vite të ndryshme dhe me detaje të ndryshme… Delisula: Sheshi kryesor Skënderbej, dikur janë bërë disa konkurse ndërkombëtare për stabilizimin e këtij sheshi. Kanë qenë tre studio të huaja, që kanë konkurruar për ta marrë. Është sheshi i vetëm që ka përjetuar më shumë transformime, se ç’do shesh tjetër. Është i duhuri ky tani? Tafaj: Ky nuk mund të jetë sheshi i duhur, sepse është denatyruar. Tirona është identifiku me sheshin Skënderbej, me xhaminë dhe sahatin, Urën e Tabakëve, është një kompleks historik i qytetit, qendra e vjetër e Tiranës dhe sheshi Skënderbej, por që ky i fundit nuk është më. Xhami, sahati … është një foto e vjetër… Tafaj: Tirana e vjetër ka qenë e përqendruar te ish-kinema Partizani dhe rruga e Dibrës. Pastaj filloi të zgjerohet dhe është edhe përtej këtyre. Delisula: Kjo është xhamia e parë e ndërtuar në Tiranë, është dhe varri i Kapllan Pashës. Xhamia u dogj në 1994, kur u prish me çfarë kishte, dhe ky quhet sulmi i parë që iu bë Tiranës për t’i zhdukur historinë. Ku kanë mbetur rrugicat e tironsve të vjetër apo banesat? Tafaj: E njoh mirë Tironën e vjetër, flas edhe për pjesën që ka mbetur sot. Për të thënë rrugica apo rrugë që kanë mbetur të pastra, pa u prekur, është shumë e vështirë me gjet. Sepse pas viteve ’90, edhe vetë familjarët kanë pas nevojë për zgjerim. Shumë zor të gjesh një kompleks sado të vogël, që të jetë ashtu me shtëpi të pastra. Mund të gjesh oborre, tek pull një shtëpi, që të jetë e paprekur. Mund të kesh dy-tre shtëpi të tjera, siç janë të petrelasve. Është edhe një shtëpi në rrugën e Dibrës, në Vaqarr. Delisula: Unë kam lindur mes dy rrugëve, që janë historike në Tiranë, rruga “Hoxha Tahsim” sot dhe rruga e Pishës, sot “Tefta Tashko”. Pra, te sheshi Avni Rustemi, ajo është lagje autoktone e Tiranës, aty vazhdoj të jetoj akoma, edhe pse lagjja ka humbur identitetin.

8

7
Kjo jave News24
Subscribers
10.8K
Total Post
301
Total Views
501.2K
Avg. Views
10K
View Profile
This video was published on 2020-02-15 23:30:06 GMT by @Kjo-jave-News24 on Youtube. Kjo jave News24 has total 10.8K subscribers on Youtube and has a total of 301 video.This video has received 8 Likes which are lower than the average likes that Kjo jave News24 gets . @Kjo-jave-News24 receives an average views of 10K per video on Youtube.This video has received 7 comments which are lower than the average comments that Kjo jave News24 gets . Overall the views for this video was lower than the average for the profile.

Other post by @Kjo jave News24